Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj sot zgjodhi të kalonte kohë në fshatin e tij, Vrellë.
Mirëpo, dita nuk i shkoi siç kishte planifikuar. Në një postim në Facebook, Dreshaj ka shkruar se nuk e shijoi ditën duke parë se si është dëmtuar natyra e bukur e fshatit, transmeton Indeksonline.
Ai ka thënë se është turp për Komunën e Istogut dhe Ministrinë e Mjedisit që i ka mbyllur sytë ndaj këtij krimi.
Ky është postimi i Dreshajt:
Me dëshirë të madhe vendosa të kalojë një ditë pushimi në fshatin tim, Vrellë.
Por, kjo ditë e bukur sikur shumë të tjera nuk shijohet kur sheh keqbërësit se sa shumë e kanë dëmtuar këtë natyrë të bukur.
Gurëthyesit që nga paslufta bëjnë kërdi duke shkatërruar në masë të madhe këtë zonë e cila është figuron si zonë e ruajtur nga shteti.
Turp i qoftë Komunës së Istogut për mundësinë që ua ka dhënë e po i jep kompanive private për të bërë dëm, marre për Ministrinë e Mjedisit që ndër vite i kanë mbyllur sytë nga ky krim natyrorë.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit