Prokurori Ibrahim Berisha ka konfirmuar se deputeti Demaliaj është intervistuar për deklaratat e tij në media dhe se ato janë duke u cilësuar si kanosje.
Rasti i deputetit është në procedurë.
Deputeti i AAK-së dhe ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve të UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, është njëri nga të akuzuarit nga Prokuroria për fryrje të listave të veteranëve.
Demaliaj në një intervistë për televizion publik, kishte thënë se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale. Ai kishte thënë se aktakuzë zyrtare për listën e veteranëve nuk ka marrë asnjëherë.
“Familja ime ka pasur një presion të madh për këtë çështje. Ndërsa dje familjes sime i është bërë ofendimi më i madh që i është bërë ndonjëherë”, tha ai.
“Ofendimi i familjes sime është bërë nga një kriminel që është zgjedhur nga Prokuroria Speciale. Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç. Ai nëse babën tim e ka akuzua, babën e vet e ka kudër. Ai është biri kudrës, biri babës vet”, ka thënë Demaliaj./Arbesh.info.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...