Para pak minutave ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës dhe para hyrjes në sallën kryesore të Kuvendit, deputetët dhe kabineti qeveritar u kontrolluan nga stafi mjekësor.
Ajo çka bie në sy është se as deputetët e as kabineti qeveritar nuk janë duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për mbajtjen e distancës fizike dhe maskave.
Nga kabineti qeveritar, maskë ka vendosur vetëm kryeministri Avdullah Hoti, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Por, ashtu si deputetët as kryeministri e as ministrat nuk janë duke e respektuar distancën fizike si masë preventive për parandalimin e përhapjes së koronavrusit.
Në fillim të kësaj seance, kryeparlamentarja Vjosa Osmani apeloi te deputetët që të vazhdojnë të ruajnë distancën dhe të respektojnë rekomandimet e IKSHÇK-së të cilat sipas saj janë ende në fuqi.
Madje, Osmani u kërkoi deputetëve që të mos e përdorin foltoren, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e mundshme të virusit, anipse ajo po dezinfektohet vazhdimisht gjatë seancës.
Kujtojmë që momentalisht në Kosovë janë 354 raste aktive me koronavirus.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...