Me kërkesë të 154 deputetëve të Kuvendit të Serbisë kryetarja e parlamentit Maja Gjokoviq e ka caktuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Deputetët e Kuvendit të Serbisë sot kanë bërë pyetje për përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, për çka ka ardhur deri te debati i ashpër, lajmëron gazeta serbe Telegraf.
Deputeti i partisë Serbia e Re – Lëvizje për shpëtim, Gjordje Vukadinoviq ka pasur pyetje për ministrinë e jashtme të Serbisë se a janë të njohur me qëndrimin e Moskë për çështje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Kosovën.
Deputeti i Partisë Popullore Serbe Miroslav Aleksiq ka përkujtuar se në periudhën paraprake Kosova e ka marrë numrin identifikues të telefonit, janë caktuar institucionet, janë caktuar kufijtë dhe në ndërkohë është vrarë Oliver Ivanoviq.
“Vuçiq ka thënë se bisedimet nuk do të vazhdojnë derisa të zbulohet se kush e ka vrarë Ivanoviqin. Bisedimet kanë vazhduar, dhe dihet se kush ka marrë pjesë në to”, ka thënë Aleksiq dhe ka shtuar se pushteti është i obliguar t’i informojë qytetarët për atë çfarë është në interes të Serbisë.
Marija Janjusheviq nga Dveri ka bërë pyetje se a është e vërtetë se Këshilli për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian po e përgatitë dokumentin mbi bashkëpunimin e Serbisë dhe shtetit të Kosovës me të cilin Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe nëse është e vërtetë se Vuçiq e ka pranuar këtë qysh në vitin 2014.
Ajo e ka quajtur qyqare atë se kryetari nëpërmes të referendumit dëshiron ta bartë këtë komplot te qytetarët.
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...