Deputetët kthehen nesër për të 17-tën herë në tentativë për konstituimin e Kuvendit

15:41 | 16 Maj 2025
E.K

Nesër, për të 17-tën herë me radhë, deputetët e Kosovës do të mblidhen në një tentativë të re për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Seanca do të mbahet nga ora 10:30, vetëm 48 orë pas seancës paraprake

Parlamenti ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zhvillimin e kësaj seance. Seanca e së enjtes e cila u ndërpre, nuk kaloi komisionin për votim të fshehtë për kandidaturën e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare./Arbresh.info