Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të mbildhen për seancën konstituive të 13-të, e cila është thirrur për sot në orën 10:00.
Megjithatë, siç ka ndodhur edhe më herët, seanca pritet të nisë me disa minuta vonesë.
Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
Nga ana tjetër, opozita ka konfirmuar se nuk do ta mbështesë këtë propozim, duke theksuar se nuk e votojnë Haxhiun për këtë pozicion.
Po ashtu, Hekuran Murati para mediave ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë edhe sot formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, për të mundësuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Megjithatë, është e paqartë nëse ky propozim do të mbështetet nga deputetët e tjerë, duke pasur parasysh qëndrimet e ndryshme politike./Arbresh.info






Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...