Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook nga një koncert solemn të hapjes së manifestimit të 28 nëntorit.
Bashkë me Bajqinovcin ishte edhe kryparlamentari, Glauk Konjufca dhe deputet të tjerë nga Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.
“Së bashku me Kryeparlamentarin Konjufca dhe me kolegë deputetë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, morëm pjesë në organizimin e një koncerti solemn të hapjes së manifestimit të 28 nëntorit.
Ceremoni e mrekullueshme për ta nisur bashkëpunimin unik të dy Kuvendeve të shteteve tona që për herë të parë, nesër do të kemi seancë të përbashkët”, shkroi Bajqinvci./arbresh.info/
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...