Senatori amerikan John McCain mbajti dje një fjalim në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës të mbajtur për nder të tij.
McCain dha mesazhe të fuqishme për demarkacionin dhe formimin e ushtrisë para deputetëve, shkruan arbresh.info.
Mirëpo ajo që ra më së shumti dje në sy ishte prezenca e të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe të deputetëve në seancën e organizuar për senatorin amerikan.
Ndërkohë që, dy ditë më parë u ndërpre në gjysmë seanca e rregullt për shkak të pranisë shumë të vogël të deputetëve dhe mungesës së kuorumit për të votuar Projektligje.
Po ashtu, shkruan arbresh.info, në seancën e rregullt të Kuvendit që u ndërpre dy ditë para se të mbahej seanca solemne për McCain, vetëm dy nga 21 ministra sa ekzistojnë në Qeverinë Mustafa ishin të pranishë për t’iu përgjigjur pyetjeve të të zgjedhurve të popullit.
Ndërprerja e seancave po bëhet herë pas here në këtë legjislativ për shkak të injorimit që deputetët po i bëjnë Kuvendit.
Kësisoj, shumë pika të rendit të ditës mbetën pa u shqyrtuar e u shtynë për seancën e radhës ashtu siç mbetën pa marrë përgjigje shumë pyetje të deputetëve në lidhje me çështje të ndryshme që i preukopojnë qytetarët e Kosovës.
Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet sot në ora 10:00 për të caktuar datën e radhës për vazhdimin e seancës që u ndërpre të martën.
Mbtete të shihet se a do t’i përgjigjen pozitivisht seancës së ardhshme deputetët dhe ministrat./Arbresh.info.




Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...