Grupi i Miqësisë me Britaninë e Madhe i Kuvendit të Kosovës takoi Grupin Britanik të Unionit Ndër-Parlamentar.
Grupi Britanik i Unionit Ndër-Parlamentar, i prirë nga deputeti Martin Vickers, i Partisë Konservatore, është pritur sot në takim nga Grupi i Miqësisë me Britaninë e Madhe i Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Grupit të Miqësisë me Britaninë e Madhe, Ismet Beqiri, pasi i falënderoi deputetët anglez për vizitën, solli në kujtesë miqësinë tradicionale ndërmjet të dyja vendeve dhe popujve , duke vlerësuar të nevojshme bashkëpunimin edhe më të ngushtë në të ardhmen.
Deputeti Martin Vickers, si dhe deputetët e tjerë që e shoqëronin: Nik Dakin, Andreë Rosindell, baronesha Barker dhe Earl of Sandwich, vunë në dukje gatishmërinë e vendit të tyre për bashkëpunim konkret dhe këmbimin e përvojave.
Ata po ashtu u interesuan për shumë çështje dhe zhvillime në vend, ndërkaq, premtuan se do të vijojnë ta mbështesin Kosovën edhe në të ardhmen.
Ata vlerësuan se bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve i hap rrugë zhvillimit ekonomik, avancimit të demokracisë, si dhe lehtëson rrugën e integrimeve euro-atlantike për vendin tonë.
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Kurti priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...