Deponohen para të falsifikuara në një bankë në Prizren

09:35 | 30 Shtator 2025
E.K

Një punonjës banke në Prizren ka raportuar se disa klientë kanë depozituar para, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Pas njoftimit, ekipi i forenzikës ka shkuar në vendngjarje dhe ka konfiskuar paratë për t’i kontrolluar.

Rasti është duke u trajtuar dhe ndodhet në procedurë hetimore.

“Prizren 28.09-11.09.2025-NN. Më 29.09.2025 ankuesi mashkull kosovar përfaqësues i një banke, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një shumë parash që dyshohet të jenë të falsifikuara. Te hollat jane konfiskuar nga ekipi forenzikes, rasti në procedure hetimore”, thuhet në raport./Arbresh.info