Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar sot aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Peja, Besnik Zeqirajn, me 6 muaj burg. Ai akuzohej se në dhjetorin e vitit 2015 i kishte vënë zjarrin një makine të Gjykatës për Kundërvajtje, së bashku me një person tjetër, për çfarë me herët ka mbajtur 3 muaj burg si dhe 1 muaj masën e arrestit shtëpiak.
Dënimi i aktivistit Zeqiraj është i pabazuar, rrjedhimisht i padrejtë e i papranueshëm. Ai do të vuaj edhe 2 muaj burg për një vepër të cilën nuk e ka kryer asnjëherë, dhe e cila i ngarkohet pa asnjë provë dokumentuese .
Drejtësia e kapur dhe në shërbim të klanit Pronto vazhdon përndjekjen e aktivistëve të pafajshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, gjersa qëndron e heshtur karshi sulmeve kriminale me motive politike nga segmente të pushtetit ndaj aktivistëve tanë. Ky pushtet që po shkon sigurt drejt theqafjes, është i tmerruar jo vetëm nga rënia e tij, por më shumë nga rritja e përkrahjes për VETËVENDOSJE!-n dhe shteti i së drejtës që synohet nga ne, me vendosjen e të cilit kriminelët do ta humbin lirinë. Veprimet e tilla siç është dënimi i padrejtë ndaj Besnik Zeqirajt, do të mbahen mend si padrejtësitë e fundit të këtij regjimi kriminal.
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet