Lideri i Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani ka reaguar pas dënimeve të shqiptuara nga PZAP, e cila kap vlerën e mbi 33 mijë euro.
Me anë të një postimi në Facebook, Rrahmani tha se këto dënime janë shqiptuar vetëm sepse e mbrojnë familjen, ku ka nënë dhe ku ka baba.
Ai ka theksuar se nuk ka gjobë që mund të ndal mbrojtjen e familjes.
“Mbi 33,000 euro jemi dënuar si koalicion PËR FAMILJEN, vetëm e vetëm pse jemi në mbrojtje të Familjes, ku ka NANË dhe ku ka BABË . Nuk ka gjobë e asnjë mjet që mund të na ndalë në mbrojtje të FAMILJES”, ka shkruar Rrahmani./Arbresh.info
Osmani u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në vo...
Lulzim Hetemi voton: Shteti ndërtohet me përgjegjësi qytetar...
KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytet...
Shqipe Selimi voton bashkë me djalin: Bëje edhe ti pjesën të...
Kryetari i KQZ-së deklarohet sërish për problemet me rrymë n...
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet