Policia ka ofruar detaje në lidhje me një grua që u pa në një video duke thyer disa automjete me një çekan, të cilat, sipas asaj që dëgjohej, ishin parkuar keq.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Arbresh.info se marrjes së informacionit për incidentin që ndodhi në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar të dyshuarën.
Tutje, Ahmeti tha se e dyshuara është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe ekzaminim psikiatrik pasi kishte pësuar lëndime.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë. Policia menjëherë ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor ( është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik. Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
E tmerrshme/ Një grua në Fushë Kosovë dëmton tri vetura me çekan
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...