Ministria e Infrastrukturës njofton se njëra korsi e rrugës regjionale Doganaj-Brezovicë është mbyllur për qarkullim.
Sipas njoftimit të MI sot rreth orës 8 si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, kjo rrugë, konkretisht në lokacionin udhëkryqi për fshatin Brod (komuna e Shtërpcës), ka pësuar dëmtime.
“Njëra korsi e rrugës ka rrëshqitur dhe është e mbyllur për qarkullim. Momentalisht, komunikacioni zhvillohet vetëm në njërën korsi. Kompania e mirëmbajtjes i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe e ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja”, thuhet në njoftim.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi