Policia e Kosovës ka raportuar për dëmtimin e tri varreve në Obiliq.
Sipas policisë, persona të panjohur kanë dëmtuar pllakën e një varri dhe vazot e dy varreve të tjera, shkruan Arbresh.info.
Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar prokurori ndërsa rasti është nën hetime.
“Obiliq / 13.12.2025 – 13:43. Dyshohet se nga persona të panjohur janë dëmtuar pllaka e një varri dhe vazot e dy varreve tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...