Erërat e forta që frynë sot në qytetin e Pejës kanë shkaktuar dëme materiale.
Në sheshin Skënderbeu po mbahej Panairi i Librit, ndërkohë që era ka shkatërruar tërësisht mbulojën nën të cilën mbahej ky organizim. Si pasojë, janë shkatërruar edhe disa pemë dhe janë dëmtuar shtyllat elektrike.
Sheshi kryesor në qytetin e Pejës është rinovuar tërësisht vetëm në këtë vit, pas dy viteve punime. Gjatë ndërtimit të tij ka pasur kritika për faktin që ishin nxjerrë me rrënjë pemët e vjetra ekzistuese në atë shesh, që paraprakisht ishte shtruar me mermer. Pas renovimit pllakat e mermerit janë larguar dhe është vendosur kalldrëmi./GE/

“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”