Përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë proces më i ndërlikuar por që mund të sjellë tensione brenda strukturave në Kosovë, por edhe me Serbinë. Pjesa veriore si pikë e cila do të luan rol të rëndësishëm në përcaktimin e vijës, sepse do të ketë apetitet nga pala serbe në ketë proces, sepse ata do të tentojnë t’i japin status të veçantë në procesin e demarkacionit pjesë veriore të Kosovës.
Kështu vlerësojnë ekspert të çështjeve të sigurisë në lidhje me përcaktimin e vijës kufitare me Serbinë.
Avni Islami, ekspert i çështjeve të sigurisë, thotë se me shtetin e Serbisë do të kemi më shumë problem dhe vija kontestuese. Ai thotë se në këtë proces nuk duhet të ketë ndërhyrje nga politika.
Demarkacioni me Serbinë mund të sjellë problem teknike dhe politike, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Kështu mendon eksperti i këtyre çështjeve Drizan Shala. Ai thotë se pjesa veriore do të luan rol të rëndësishëm në përcaktimin e vijës sepse do të ketë apetitet nga pala serbe në ketë proces, sepse ata do të tentojnë ti japin status të veçantë ne procesin e demarkacionit pjese veriore të Kosovës.
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...