Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti i cili tha në mbledhjen e qeverisë “urojmë të ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive”.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese, por ministrat, zëvendësministrat e deputetët e Kryeministrit që sipas saj krijojnë ligje që shkelin Kushtetutën, shkruan Arbresh.info.
Sipas saj, mandati i Kurtit ka shkuar vetëm me ankesa, në vend se të punohej diçka.
“Kryeministër, fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese. Fajet i kanë ministrat, zëvendësministrat, deputetët dhe këshilltarët e tu të shumtë, që po krijojnë ligje të cilat e shkelin me të dy këmbët aktin më të lartë juridik të shtetit tonë. Lëre rehat Gjykatën Kushtetuese dhe secilin institucion tjetër i cili po mundohet të ruaj shtetin nga keqqeverisja juaj! Ju shkoj komplet mandati me ankesa, në vend se me punu diçka”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Ministri kroat: Bashkëpunimi Kroaci–Shqipëri–Kosovë s’e rrez...
IKSHPK: Mos harroni vaksinimin para udhëtimit jashtë vendit
Kurti takohet me Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Myni...