Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, kanë kërkuar që mjekët dhe profesorët të largohen nga Projektligji për deklarimin e pasurisë, shkruan arbresh.info.
“Si kërkesë e PDK-së sot ishte që të projektligji për Deklarimin e Pasurisë kërkuam të largohen mjekët dhe profesorët dhe të trajtohet në seancë plenare. Kërkuam lexim të tretë që këto dy kategori të largohen sepse është barrë e madhe për agjencinë. Sa i përket projektligjit mbeti të diskutohet në seancë për t’i adresuar kërkesat tona. Sa i përket dështimit për projektligje duhet të ketë prezencë të mazhorancës sepse kjo shumicë po dëshiron t’i votojë projektligjet. Në radhë të parë shumica parlamentare duhet të jetë aty, pra duhet të ketë më vullnet politikë dhe që të mos dështojnë projektligjet”, tha ajo./arbresh.info/
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...