Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas sulmit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Nënjë postim në Facebook, Deliu-Kodra thotë se kryeministri në detyrë kur përballet me sfida apo dështime, sipas saj, ai gjithmonë tenton të gjejë fajtorë të tjerë, sipas saj, siç është duke bërë tani me Kushtetuesen.
“Albin Kurti, si gjithmonë, kur përballet me sfida apo dështime, tenton të gjejë fajtorë të tjerë. Tani ai po akuzon Gjykatën Kushtetuese dhe partitë opozitare për vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke injoruar shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai dhe partia e tij”, ka shkruar deputetja.
E njëjta thotë se e vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë dhe ka vetëm një emër, e që sipas saj është Albin Kurti.
“E vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë: përgjegjësia ka një emër, Albin Kurti. Të tjerat janë propagandë e pastër”, u shpreh Deliu-Kodra.
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...