Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala u diskutua për deklarimin e ish- kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha se deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i ka kërkuar punësim ne Telekom.
Deputetja Deliu ka deklaruar se është akuzuar padrejtësisht, shkruan arbresh.info.
“Jam akuzuar pa të drejtë dhe kjo gjë është bërë nën betim, unë po kërkoj nga Komisioni të kërkojnë përgjegjësi për deklaratat që jepen ne betim”, ka thënë ai.
Ndërsa kryetari i Komisionit, Visar Ymeri ka thënë se Haxha nuk ka treguar tërësisht të vërtetën gjatë dëshmisë.
“Dëshmoja nën betim e ka peshën shumë më të madhe se çdo dëshmi tjetër, edhe vet Haxha e ka pranuar se nuk e ka thënë tërësisht të vërtetën “, ka thënë ai.
Ymeri ka shtuar gjithashtu se mund të kërkohet që Haxha të dëshmoj përsëri në komision.
“Ne si komision duhet që edhe një herë ta intervistojë zotëri Haxhën dhe kisha kërkuar nga mediet që raportimi të jetë gjithë përfshihet”, ka përfunduar ai.
Ndryshe javën e kaluar, ish-kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor Parlamentar për PTK dhe Vala ka deklaruar se deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i ka kërkuar punësim te familjarëve të saj, e gjatë mbledhjes Deliu ka kundërshtuar se ka bërë një gjë të tillë.
E të nesërmen, Haxha përmes një postimi ka kërkuar falje për akuzat që i ka bërë Deliut duke bërë të ditur se gjatë raportimit k ngatërruar deputeten Deliu./Arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...