Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur gatishmërinë e për të mbështetur procesin zgjedhor në Kosovë, duke pritur proces në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe evropiane.
“Ne presim të kemi Ekipet e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Ambasadës së SHBA në mbarë Kosovën për të ndihmuar që rezultatet të reflektojnë vullnetin e votuesve,” është shprehur Delawie.
Këto komente ai i ka bërë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në një konferencë të përbashkët për medie me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.
Më 11 qershor qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të votuar koalicionin apo partitë që do po garojnë në zgjedhjet e parakohshme nacionale.
Gatishmërinë për të mbështetur teknikisht këtë proces e ka shprehur edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe OSBE-ja./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1420560708009017/
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund