Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se miqësia në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të ndryshoi.
“Miqësia mes dy vendeve tona është shumë e çmuar dhe pavarësisht së çfarë keni dëgjuar kohëve të fundit, miqësia mes dy vendeve tona asnjëherë nuk do të ndryshojë”, tha ambasadori.
Këto deklarata Delawie i bëri gjatë fjalimit në ceremoninë e betimit të grupit të pestë të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë. Ministri Bytyqi thotë se ditët janë të numëruara për një arsim më cilësor.
Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, tha se arsimi në Kosovë është i çrregullt, por që atë do ta fus në binarët e zhvillimit. Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e betimit të vullnetarëve amerikanë që do të shërbejnë në Kosovë për dy vjet në kuadër të Korpusit të Paqes, Bytyqi u shpreh mirënjohës ndaj Amerikës për përkrahjen.
Ai tha se bashkë do të punojnë për arsim më cilësor. “Ditët janë të numëruara për një arsim siç e kërkojmë, më të zhvilluar”, u shpreh ministri. Ai shtoi se në sistemet arsimore kosovare dhe amerikane ka ngjashmëri, por edh dallime shumë të mëdha në praktikë.
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...