Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie sot ka vizituar Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, ku përveç takimit me komandantin Rrahman Rama, ai ka mbajtur edhe një ligjëratë para kadetëve të FSK-së
Ligjërata e ambasadorit amerikan para kadetëve të FSK-së kishte në fokus korrupsioni si një e keqe e shoqërisë në përgjithësi.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë nga Ministria e FSK-së interesimi i kadetëve rreth kësaj teme ishte i madh, ku shumë nga ta i parashtruan pyetje ambasadorit Greg Delawie.
Gjatë vizitës në QSU-së, Delawie u njoftua edhe për shkollimet dhe trajnimet profesionale që përgatiten në Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së.

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit