Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Greg Delawie ka thënë se ratifikimi i demarkacionit është më afër se kurrë.
Delawie ka shkruar në Twitter për këtë çështje, duke u thënë deputetëve se ka ardhur koha që t’i jepet fund ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.
“Puna e madhe rreth kushteve të partive e ka sjell marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë për t’u ratifikuar. Deputetë, është koha që t’i afroheni vijës së fundit këtë javë”, ka shkruar Delawie.
Deri tani janë thirrur tri seanca në Kuvend për ta votuar marrëveshjen me Malin e Zi, por për shkak të mungesës së votave, seanca është shtyrë vazhdimisht.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...