Ambasadori amerikan, Greg Delawie dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, takojnë sot deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Takimi vie një ditë pasi dështoi mbledhja e Qeverisë së Kosovës për të proceduar në Kuvendin e Kosovës për ratifikim të Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi.
Ambasadori Delawie, një ditë më parë ka takuar edhe liderët e dy partive më të mëdha të koalicionit, Kadri Veselin dhe Isa Mustafën, shkruan arbresh.info.
Takimi me deputetët e LDK-së është bërë e ditur se do të ndodhë në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar kundërshtimet në lidhje me demarkacionin./arbresh.info/
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...