Një person është arrestuar sot pasi dyshohet se në natën e vitit të ri ka shtënë me kallashnikov në rrugën “Enver Berisha” në Prishtinë.
Siç njofton Policia e Kosovës të dyshuarit i është konfiskuar arma së bashku me një fishek dhe një karikator.
“Si rrjedhojë e hetimit të rastit të datës 01.01.2023, me ç’ rast në rrugën ‘Enver Berisha’ në Prishtinë, një i dyshuar shihet në video xhirime duke shtënë me armë automatike, është bërë i mundur identifikimi i të dyshuarit si dhe gjetja e armës. Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar: Një armë automatike AK 47,Një copë fishek, si dhe një karikator”, thuhet në njoftim.
“I dyshuari; E. K, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’ si dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, njofton PK./arbresh.info/
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...
Parashkruhet aktakuza për gazin lotsjellës, aktgjykim refuzu...
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...
Ndeshja Poloni – Shqipëri, FSHF njofton se është hapur proce...
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...