Në Qendrat Komunale të Numërimit është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa është përditësuar lista e kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike.
Sipas numërimit të deritashëm kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka marrë 141 mijë e 400 vota dhe pas tij vjen kryetari i partisë Memli Krasniqi me 80 mijë e 415 vota, raporton reporteri.net
I treti në këtë lsitë është Uran Ismaili me 34 mijë e 152 vota. Pas tij vjen sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku me 32 mijë e 193 vota.
Një tjetër grua e PDK-së që ka marrë shumë vota është edhe Sala Jashari e cila sipas këtij përditësimi ka siguruar 30 mijë e 703 vota.
26 mijë e 458 vota i ka mbledhur edhe Enver Hoxhaj.
Kurse, Përparim Gruda ka marrë 25 mijë e 771 vota.
Pas Grudës, në këtë listë është kandidati Jakup Nura me 25 mijë e 645 vota.
Deputetja e disa legjislaturave Ganimete Musliu ka siguruar 24 mijë e 942 vota.
Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka arritur të marrë 24 mijë 3 219 vota.
Mërgim Lushtaku ka siguruar 22 mijë e 843 vota.
Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka marrë 22 mijë e 123 vota sipas këtij përditësimi.
Nga votat e deritashme duket se në Kuvend do të kthehet edhe Nait Hasani i cili ka marrë 22 mijë e 484 vota.
Ferat Shala ka marrë 21 mijë e 745 vota, i pasuar nga Elmi Reçica me 21 mijë e 253 vota.
Ndërkaq Fadil Demali ka marrë 18 mijë e 841 vota.
Djali i Jakup Krasniqir, Altini ka marrë 18 mijë e 356 vota, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Xhevahir Geci ka marrë 18 mijë e 196 vota.
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...