Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar 20 gjyqtarë të rinj, nga të cilët dhjetë (10) janë femra dhe dhjetë (10) meshkuj, me mandat fillestar prej tre vitesh.
Në fjalimin e saj gjatë ceremonisë së betimit, Osmani theksoi rëndësinë e integritetit dhe profesionalizmit në ushtrimin e detyrës, duke nënvizuar se gjyqtarët e rinj do të kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi gjyqësor që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët.
Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes së vendit, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale.
“Pas ceremonisë, ata u pritën në një takim nga Këshilli Gjyqësor të Kosovës, ku janë uruar për dekretimin dhe janë inkurajuar të punojnë me përkushtim në kryerjen e detyrave të tyre. Gjyqtarët e rinj do të ushtrojnë funksionin e tyre në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KGJK-së./Arbresh.info
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen dy persona nga Kosova në Ti...
Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal...
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...