U.d. Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake, ish-komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Michele Rissi.
U.d. e Presidentes së Kosovës. Dr.Vjosa Osmani me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes, bazuar në Ligjin për Dhënien e Dekoratave, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e në ruajtjen e paqes dhe mbështetjen për komponentën e sigurisë, ia ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake, ish-komandantit të KFOR-it gjeneralmajor Michelle Risi.
Në emër të gjeneralmajor Risi, medaljen e ka pranuar komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Të njëjtën dekoratë, u.d. Presidentja Osmani ia ka ndarë edhe ish-këshilltarit, ushtarakut bilateral nga Republika e Italisë për Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Vincenzo Stella, të cilën në emër të tij, e ka pranuar gjeneralmajor Federici.
Medalja Presidenciale Ushtarake është dekoratë shtetërore e Kosovës, e cila u jepet ushtarakëve vendës e të huaj, të cilët kontribuojnë në cilësinë e aftësive ushtarake e të mbrojtjes së vendit.
Në ceremoninë e dekorimit të ushtarakëve italianë kanë marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni si dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama./arbresh.info/
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...