Kryeqyteti i Kosovës këto ditë ka marrë pamje tjetër.
Dekorimi dhe ndriçimi për nder të festave të fundvitit, i ka dhënë jetë Prishtinës, duke ngjallur kështu edhe atmosferën në sheshet e saj, raporton arbresh.info.
Shumë qytetarë kanë dal për të shijuar bukurinë e dekorimit që është bërë në sheshin “Nënë Tereza”, sheshin “Skënderbeu” dhe sheshin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit, para se të fillojë ora policore e vendosur si pjesë e masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Në këtë kohë pandemie që ka prekur gjithë botën, duket se ndriçimi i ka kthyer shpresën dhe ndjenjën e festave në zemrat e kryeqytetasve dhe vizitorëve./arbresh.info/




Industria “Made in Albania” sfidon tregun evropian, Rama: Pa...
Policia me plan operativ për zgjedhjet e parakohshme që mbah...
Prokuria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për veprën...
Aksident mes dy veturave në Rogovë, dy të lënduar
Antonio Costa do ta vizitojë Shqipërinë
Axios: SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje, në pritje të mira...