Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar deklaratës së djeshme të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka kërkuar nga ambasadorët që të mos heshtin në rastet kur sipas tij Qeveria e ‘sulmon’ Gjykatën Kushtetuese.
“Dikur Ambasadorët reagonin për temat që shqetësonin shoqërinë apo kur politika nuk i përmbahej sa duhej detyrës së saj. Dikur, gjatë qeverive të kaluara, Ambasadorët reagonin edhe për shqetësimet më të vogla. Por, jo edhe tani! Ambasadorët po heshtin edhe kur para syve të tyre po politizohen të gjitha institucionet e pavarura”, ka shkruar Gjoshi.
Sipas tij, ambasadorët po heshtin edhe në rastet kur Qeveria po e ‘sulmon’ lirinë e fjalës.
“Ambasadorët po heshtin edhe kur Qeveria dhe njerëzit e saj po sulmojnë Lirinë e Fjalës! Ambasadorët e dijnë shumë mirë se kjo nuk mund të ndodhë në vendet e tyre demokratike, por ata po vazhdojnë të heshtin. Ambasadorët e dijnë se sulmet mbi institucionet e pavarura, mbi gjykatësit dhe prokurorët ndodhin vetëm në Rusi e shtetet rreth saj”, ka shkruar sekretari organizativ i PDK-së.
Postimi i plotë:
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi