Aksioni i deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila largoi flamurin kuq e zi nga ulësja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në Kuvend dhe vendosi në vend të tij flamurin e kompanisë private NOA, ka shkaktuar reagim të ashpër nga zyrtarja e LVV, Dejona Mihali.
Mihali ka akuzuar Bajramin se, gjatë kohës kur ka qenë në qeveri, ka mbështetur politika e privatizime që, sipas saj, kanë dëmtuar interesat publike dhe kanë favorizuar kompani me lidhje të ngushta me krerë të PDK-së.
Në fund të reagimit të saj, Mihali ka theksuar se është e padrejtë që tani qeveria Kurti kritikohet për pasojat e atyre që i cilëson si “mëkatet e qeverive të kaluara”.
Postimi i plotë:
Sa herë në Kosovë ka aksion a veprim kundër Serbisë, agjentëve të saj dhe interesave të saj, gjendet patjetër një klloun a klloune nga LDK a PDK që të bëjë deklarime, veprime, deklarime kundër Kryeministrit Kurti.
Kryesisht përdorin taktikën e njëjtë: trillojnë për korrupsion, e kryesisht për korrupsion të lidhur me Serbinë.
Sot e pati radhën një person që gjithë jetën ka jetuar në mes të korrupsionit, në mes të koncesioneve ndaj Serbisë, ka votuar çdo ligj e marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Po kurrë nuk ka treguar as pendim, as falje.
Tani është rreshtuar me ata që gjithë jetën kanë thithur si ushunjëza nga të mirat publike për interesat private. Përfshirë atë vetë, bashkëshortin e familjarët e tjerë.
Sot u kujtuan për “NOA”, kompaninë që shokë e mbështetës i ka vëllezërit e Hashim Thaçit, Sami Lushtakun e me radhë. Që është klient i KEDS/KESCO, pra LIMAK-ÇALIK, për të cilët pas 2013-s, kur e privatizuan rrjetin e distribucionit të KEK-ut, flitej në të gjithë Kosovën se ia jepnin “tallin” njerëzve të PDK-së, e deri te ish-Kryeministri i PDK-së, dhe që i kryenin bashkë veprimtaritë me Devollët derisa u bënë gati edhe me ia kaluar kompanitë në pronësi. Kjo praktikë vazhdoi edhe kur zonja në fjalë ishte Ministre e Tregtisë në qeverinë Thaçi – Mustafa.
Edhe kur i vinte në tryezë tema e njehsorëve, pikërisht nga konsorciumi klientelist që ende sot paguan portale e media për të heshtuar – kompaninë private
LIMAK-ÇALIK – kurrë nuk kërkoi falje dikush për mbështetjen për këtë privatizim të tmerrshëm, kurrë nuk mori dikush përgjegjësi.
Sot ca i kërkojnë llogari Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qeverisë së saj për pasojat e mëkateve të tyre, e ca të tjerë, si në jerm, akuzojnë për vetë mëkatet e tyre.
Ne kemi bërë denoncimin për NOA dhe të gjithë “noat” në institucionet përgjegjëse. Edhe KEDS/KESCO, pra LIMAK-ÇALIK, do ta marrin përgjigjen dhe ligjore, sepse kanë dëmtuar Kosovën.
Po ku janë këta, klasa e vjetër dhe e vjetëruar, emrat e çdo qeverie para 2021-it, e çdo tryeze ku u shit Kosova dhe të mirat e saj, ku janë këta?
Me çka ndihmojnë këta vendin? Me miqësi e varësi të njerëzve si Klubi i Biznesit, Rukiqat e të tjerë, që modus vivendi e kanë zhvatjen? Me partneritet permanent me PDK-në? Me interesat okulte nga Devollët? Me ato të Buqajt? Me marifetet e ASGETO-s? Apo me “baballëkun” e Lumirit, kompaninë e famshme të telave e materialeve në energjetikë?
Kot i vini vërdallë Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ju secili e dini që ato që thoni nuk janë të vërteta. Madje, pse e dini që nuk janë të vërteta, ju e shtoni dozën çdo ditë e më shumë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Bajrami ia heq Kurtit flamurin kombëtar, ua vendos atë të NOA Energy
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit