Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës të Beneluksit ka bërë të ditur se në konsultim me nëndegët e Beneluksit, mbështesin vendimet e Kryesisë Qendrore, kryetarit Isa Mustafa dhe Këshillit të Përgjithshëm dhe se kanë besim të plotë në të gjitha strukturat e kësaj partie.
Reagimi i degës së LDK-së për Beneluks vjen pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe Kryesia e LDK-së, pasi që kjo e fundit u shpreh haptas kundër qëndrimeve të partisë për formimin e Qeverisë Hoti.
Në një komunikatë për media thuhet se Dega e LDK-së për Beneluks me shqetësim po e përcjellë situatën politike pas krijimit të Qeverisë së Kosovës dhe vlerëson se LDK-së në situatën aktuale i duhet më shumë se kurrë uniteti dhe mirëkuptimi.
“Dega jonë dënon ashpër fushatën e ulët linçuese, e cila po zhvillohet në rrjete sociale, të orkestruara, përmes aktivistëve politik apo forma tjera ndaj LDK-së dhe aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në kumtesë.
Propozimi i kryetarit Mustafa për ta shkarkuar Osmanin dhe vendosjen e kryeministrit Avdullah Hoti në vend të saj, ka marrë mbështetjen e 70 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, nga 95 sa votuan në Këshillin e Përgjithshëm, teksa 16 janë shprehur kundër dhe 9 abstenuan.
Zyra për media e LDK-së nuk ka bërë të ditur se kush ka votuar pro, kundër dhe ata që abstenuan dhe që nuk morën pjesë në votim, ndërsa Vjosa Osmani u ka çuar ‘selam’ atyre që iniciuan dhe votuan shkarkimin e saj, se ‘shumë shpejt do të ballafaqohen në garën zgjedhore’.
Sekuestrohen 237 mijë ambalazhe të paligjshme për cigare në ...
Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi s...
Dy mjekë të ORL-së në Spitalin e Mitrovicës realizuan mbi 40...
Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
“S’dua të jetë me të por me mua”, Alba xhelozon ndaj Dolces ...
Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota