Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka vizituar ish ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina, i cili po mbahet në burg nga autoritetet maqedonase si pasojë e një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Dedaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Morina ishte shumë mirë, i qetë dhe me plot vetëbesim dhe pohoi se ai ndihej i pafajshëm. Ambasadori ka falënderuar institucionet për sjelljen korrekte dhe ka shtuar se drejtësia është në anën Morinës dhe se pret që shumë shpejt ai të kthehet në familjen e tij në Kosovë.
“Falënderojmë institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, drejtorinë e burgut Shutka në Shkup, për trajtimin korrekt e miqësor, për lejimin e vizitës sonë, ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i ndaluar kohë më parë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar të INTERPOLIT! Tomori ishte shumë mirë, i qetë, ndihej plotësisht i pafajshëm, dinjitoz si dhe optimist, në pritje të lirimit, nga se drejtësia është në anën e tij dhe presim që shumë shpejt do të kthehet në familjen e tij dhe në Kosovë”, shkruar ambasadori Dedaj.
Përpos ambasadorit Dedaj, Morinën paraprakisht e kanë vizituar edhe dy diplomatë të punësuar të ambasadën e Kosovës në Shkup. E leje për të vizituar Morinën nuk kanë mundur të sigurojnë zyrtarët shqiptarë në Qeverinë maqedonase, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe zëvendësministri Agim Nuhiu.
Përndryshe ditën e djeshme Ministria e Drejtësisë ka dërguar në Gjykatën Penale kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Morinës. Përpos kërkesës, në Gjykatën Penale ditë më parë kërkesë për lirimin e Morinës ka dërguar edhe avokati i Morinës, Naser Raufi, nga zyra e të cilit thonë se janë në pritje të kumtimit të rezultatit nëse Morina do të lirohet.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...