Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup Gjergj Dedaj ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore për kërcënim ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Dedaj tha se keqpërdorimi i pushtetit, për të përndjekur kundërshtarët politik sipas tij, është krim.
“Poshtë shpifjet, linçimet, diskriminimi, shantazhimi dhe përndjekjet politike stalinisto bolshevike në Kosovë, mbi baza politike, ideoligjike, gjinore, rajonale, partiake, etnike dhe fetare”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se aktakuza ndaj Dedajt vjen pasi ai, në një deklarim për një televizion privat, teksa e kishte konsideruar shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit si hakmarrje politike, mes tjerash e kishte përmendur kanunin e Lekë Dukagjinit./Arbresh.info
Lexo edhe:
Aktakuzë ndaj ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, kërcënoi presidenten Osmani
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...