Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka deklaruar se është “pishman” për një pjesë të dëshmive që i ka dhënë pasluftës në lidhje me zhvillimet e vitit 1998.
Ai ka thënë të hënën para Dhomave të Specializuara se në shumicën e dëshmive nuk ka qenë në gjendje të mirë psikike.
“Në 90 për qind të deklarimeve që i kam bërë pasluftës s’kam qenë normal dhe në gjendje për të thënë të vërtetën. Jam i gatshëm të ballafaqohem me çdo gjë…Jam kufomë, s’kam asnjë vlerë. Nuk e di pse jam gjallë, unë nuk ligshtohem, jam i guximshëm dhe jam i përgatitur për të dhënë jetën….”, ka thënë Dedaj.
Ai ka shtuar se ishte ndaluar në 1998-n në fshatin Qirez të Skenderajt, por më pas është shprehur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës “është heroike dhe ndër ushtritë më të pastra në historinë botërore”.
“Pjesëtarët e UÇK-së na kanë vendosur nëpër makinat e tyre dhe na kanë dërguar në Baicë…Më kujtohet që makinën e ka drejtuar Sylejman Selimi, ka qenë edhe dikush me mua në makinë. Nuk jam shumë i sigurt kush ka qenë”, ka deklaruar Dedaj, derisa dëshmonte se si ishte ndaluar në fshatin Qirez të Skenderajt nga ushtarë të UÇK-së.
“Dua t’ua tregoj një detaj që s’e kam thënë kurrë. Isha shumë i etur, sikur tash që s’na keni sjell as kafe e mendoj se është mirë me na sjell nga një kafe të gjithëve, pa dashur të ndërhyjë në rregullat e juaja…Kërkoj ndjesë nëse është ndërhyrje…Kam parë para derës së një shtëpie shisnin disa pije. Isha i etur dhe atë person e kam lutur të më blejë një pije. Ka zbritur, më ka çelur pijen, e kam pirë dhe s’kam pasur asnjë problem, as me shoferin e as me atë që ka qenë aty”, ka shtuar ai gjatë dëshmisë./koha
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit