Gjergj Dedaj, kryetar nderi i Partisë Liberale të Kosovës (PLK), njëherësh zëvendësministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, është ftuar në Kongresin e 38 të Aleancës Liberal Demokratike të Evropës në Amsterdam.
Në këtë kongres pritet të marrin pjesë mbi 1000 delegatë nga Evropa. Kongresi do t’i zhvillojë punimet gjatë kësaj vjeshte në Amsterdam.
Po ashtu, Dedaj është ftuar për të marrë pjesë edhe në takimin e liderëve euroliberalë, ku temë diskutimi do të jenë politikat liberal demokratike në Evropë.
PLK-ja që 20 vjet është anëtare e ALDE-së me seli në Bruksel.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...