Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, përmes një postimi në Facebook, ka thënë së nga seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e cila pritet të mbahet të martën duhet të ketë rezultat krijimin e Komisionit hetimor parlamentar për rastin e gjashtë shtetasve turq.
Postimi i deputetit Deda në Facebook:
Javën e ardhshme, sipas të gjitha gjasave, do të ketë seance të jashtëzakonshme të Kuvendit në lidhje me veprimet e errëta të shtetit tonë me gjashtë shtetasit turq.
Rezultat i kësaj seance duhet të jetë krijimi i Komisionit hetimor parlamentar, që në mënyrë institucionale i identifikon shkelësit e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, shkelësit e të drejtave elementare të njeriut, dhe na kthjellë nga “mjegulla” e përgjegjësisë komanduese shtetërore në sektorin e sigurisë dhe deportimin e paligjshëm të shtetasve turq.
Themelet e çara të shtetit tonë do të sanohen sado pak vetëm me ndëshkim të të gjithë përgjegjësve. Turpi shtetëror, në anën tjetër, do të merr kohë të gjatë të kalojë./ arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...