Pas deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani se presidenti i SHBA-së, Donald së voni ka parandaluar mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë, ka reaguar edhe analisti politik, Ilir Deda.
Deda përmes një postimi në rrjetin socila në Facebook ka kërkuar llogari se cilat ishin hapat e ndërmarra nga liderët e vendit kur shteti për siç thuhet “paska qenë në rrezik”.
“Nëse me të vërtetë paskemi qenë në prag të ‘ndezjes’ me Serbinë, atëherë ku mbeti shteti? A pat mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës? A pat takime ndërmjet udhëheqësve institucional e partiak? A pat biseda me udhëheqës të shteteve të mëdha – Francës, Gjermanisë, Italisë e Britanisë? Me shefin e NATO’s? Apo ndonjë komunikatë publike ku thuhet “… u bisedua për situatën e sigurisë në rajon dhe për nevojën urgjente për depërshkallëzim…? Thirrje për bisedime? Urgjencë e kompromis për konstituim të Kuvendit e Qeverisë? Apo, të gjithë do të zgjoheshim një mëngjes – pa Kuvend e pa Qeveri – duke e marr vesh se u “ndez” situata me Serbinë! A jeni normal? A keni ndonjë përgjegjësi për këtë shtet? A e dini peshën dhe detyrat e funksioneve që i bartni, apo nuk i jepni pesë pare?”, ka shkruar Deda. /Telegrafi/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...