Institucionet e Kosovës ende nuk kanë arritur t’i miratojnë nëntë ligjet që dalin si obligim për procesin e liberalizmit të vizave. Pesë nga ligjet kanë kaluar në Qeveri, por katër nga ato që konsiderohen si më kryesoret, që kanë të bëjnë me gjyqësorin nuk kanë kaluar.
Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Ilir Deda, thotë se tash e 7 vjet dëgjohen deklarata të njëjta, derisa institucionet presin që liberalizimin të na e falë dikush, raporton KTV.
Deda madje thotë se për 2015-ën shansi për liberalizim humbi, derisa është skeptik se do të ndodhë edhe në 2016-ën.
Ndërkohë Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike, tha se kjo Qeveri nuk e ka dëshmuar as minimumin e performancës për të dhënë evidencë që po i zbaton me seriozitet kriteret e dhëna nga BE-ja. Korenica tha se topi është në anën e Kosovës dhe asnjë faj nuk e ka BE-ja.
Thirrjet e ndërkombëtarëve po shtohen duke kërkuar nga Kosova t’i plotësojë kushtet në mënyrë që kosovarët të arrijnë të lëvizin lirshëm në Evropë.
Kandidatura e Feride Rushiti në qendër të vëmendjes, reagon ...
Hoti: Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti...
S’duhet dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi...
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...