Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda ka folur rreth arrestimit të sotëm të drejtuesve të kolegjit “Mehmet Akif”.
Deda ka thënë se arrestimi dhe deportimi i “gulenistëve” është shkelje flagrante e Kushtetuës së Kosovës dhe se kjo do të ketë pasoja.
“Arrestimi dhe deportimi i “gulenistëve” në Kosovë është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe qëndrimit përkatës të Këshillit të Evropës – direkt të zbatueshme në Kosovë me Kushtetutën tonë. Do të thotë, është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës.
Shihni tash – ndër të tjera – pasojat për aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Deda në Facebook.

Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...