Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka vizituar komunën e Deçanit, me ç’rast ka nënshkruar 4 memorandume mirëkuptimi me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Memorandum bashkëpunimi, ministrja Reshitaj ka nënshkruar edhe me kryeshefin e KUR “Hidrodrini”, Agron Tigani.
Reshitaj deklaroi se këto memorandume mundësojnë realizimin e disa projekteve që do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në jeten dhe mirëqenien e qytetarëve të Deçanit.
“Janë ndarë 3 milionë e 580 mijë euro për disa projekte kapitale përfshirë, Ujësjellësit në fshatin Strellc, kanalizimi në Deçan, ujësjellësi që do të furnizojë 10 fshatra dhe shtrati i lumit Lumbardh. Këto projekte janë vetëm fillimi i asaj çfarë mund të bëjmë për Deçanin, që ka qenë i lënë anash me projekte në të kaluarën”, ka thënë Reshitaj.
Ajo veçoi edhe mbështetjen financiare për rregullimin e shtratit të lumit Lumbardh të Deçanit në vlerë prej 3 milionë euro ku për këtë vit janë ndarë 500 mijë euro.
Ndërsa kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, falënderoi ministren Reshitajn për këto projekte madhore për Deçanin.
“Falënderoj ministren për ndarjen e këtij buxheti që do ndikojë për të mirë në jetën e qytetarëve të Deçanit. Këto janë projekte thelbësore për komunën tonë”, theksoi Ramosaj.
Ministrja Reshitaj e shoqëruar edhe nga kryetari Ramosaj vizituan Grykën e Deçanit, për të parë për së afërmi degradimin e shtratit të këtij lumi.
“Jemi duke vëzhguar se çfarë mund të bëjmë më shumë për disa degradime të lumit “ Lumbardh” të Deçanit”, theksoi në fund ministrja Reshitaj.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen