Ish- deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj gjatë ditë së sotme ka zhvilluar aktivitete të shumta në Malishevë me ç’rast ka njoftuar për aderime të shumta.
Ai ka zhvilluar disa takime të ndryshme, ku siç edhe i ka postuar në profilin e tij në Facebook.
Haradinaj thotë se ka arritur që ta fuqizojë AAK-në në Komunën e Malishevës.
Takimin e parë e ka nisur në familjen Zulfaj.
“Sot në konakun e familjes Zulfaj në Malishevë, isha shumë i nderuar me pritjen që na bënë.
Kjo familje atdhetare dhe me dijetarë të prirë nga dy kryepleqtë e kësaj familje Ilaz Hasan Zulfaj dhe Isuf Hasan Zulfaj, me një pritje bujare shqiptare, flisnin për një Kosovë 100% shtet.
Mbesa e tyre, Florentina Zulfaj Gashi është bashkuar me AAK-në para disa dite dhe ishte jo rastësisht më e besuara e kësaj zone bashkë me djalin e dëshmorit Kastriotin.
Na priftë e mbara.
DH”, ka shkruar Haradinaj.

“Me njerëz të mirë që po i bashkohen AAK-së në Malishevë. Energjia e re e Fatmir Shurdhës në krye të degës po dëshmon sukses të pamohueshëm në këtë pjesë tepër të rëndësishme të Kosovës. Malisheva po rreshtohet 100%
DH”, ka shkruar Haradinaj, derisa e ka postuar edhe këtë fotografi.

Pas familjes Zulfaj, ai aktivitetin e tij e ka vazhduar me takime tjera, së bashku me Fatmir Shurdhajn, ku kanë njoftuar për aderime të reja.
Takimin e tretë në Komunën e Malishevës e ka vazhduar në fshatin Bubavec.
LNjë pritje madhështore në fshatin Bubavec në lagjen e Bajramajve, konaku i Hysenit dhe Dautit.
Oda e Haxhi Osmonit ka pritë e përcjellë burra ndër breza.
Me një pritje të tillë Malisheva e Kosova nuk kanë si të mos jenë 100%.
Së bashku me Albena Reshitaj u zotuam se edhe problemet e kësaj zone do gjejnë zgjidhje.
Na priftë e mbara Malishevë.
DH”, ka shkruar Haradinaj.

Takimin e katërt e zhvilloi në fshatin Bubël të Malishevës, me ç’rast siç ka shkruar ai në Facebook, AAK po merr mbështetje të madhe.
“Sonte vonë, në fshatin Bubël të Malishevës, fshat që njihet për vlera turistike dhe agrare por që e ka një problem krucial e që janë ujërat e zeza.
Shumë i mirëpritur nga Ramiz Bahtjaraj i cili vjen nga Skandinavia e largët me bashkëatdhetarët e tij për t’ja ngjitë dorën komunitetit të vet dhe për të ngritë zërin mbi shqetësimet e këtij fshati.
Mbështetja e tyre në këtë kohë, është nder për AAK-në e Malishevës dhe për Kosovën shtet 100%.
DH”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...