
Image ref 82668816. Copyright Rex Shutterstock No reproduction without permission. Please see www.rexfeatures.com for more information.
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se fshatrat e Prizrenit tani e 100 orë janë pa energji elektrike.
Ai përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se njerëzit më mirë të blejnë dru tani deri në zgjedhje e me çu në shtëpi, siç shprehet ai, këtë palaço qeveri, shkruan Arbresh.info.
“Merreni me mend, në fundvit fshatrat e Prizrenit janë pa rrymë rreth 100 orë. Fshatrat Grazhdanik, Kobaj dhe Muradem të Prizrenit mbi 100 orë pa energji elektrike. Pse duhet me pagu rrymën populli i Kosovës? Më mirë me ble dru e me u nxe deri më 9 shkurt e me çu në shtëpi këtë palaço qeveri”, ka thënë Daut Haradinaj./Arbresh.info/
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...