Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj tha se paraqitja e Jakup Krasniqit është reale dhe jo emocionale.
Haradinaj kur foli për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi tha se asnjëri prej tyre nuk dëshmoi ligështi e nënshtrim në paraqitjet e tyre në Hagë.
Ata duhet ta vërtetojnë pastërtinë e luftës. Asnjëri prej tyre nuk dëshmoi ligështinë e nënshtrim. Ty të doken emocionale se për mua janë reale”, tha Haradinaj në Kanal10.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin u nisën me një avion për në Dhomat e Specializuara në Hagë. Një ditë përpara, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte arrestuar dhe ishte dërguar për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic