Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të gjithë ta mbështesin Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen kundër Sllovenisë sonte në Lubjanë.
“Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit. Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton. Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët”, shkroi Kurti.
Ndeshja luhet në stadiumin “Stozhicë” të Lubjanës dhe fillon nga ora 20:45./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...