Grupi zyrtar i tifozëve të Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, ka dalë me një deklaratë publike në përkrahje të protestës gjithëkombëtare që do të mbahet të premten, më 17 tetor, në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Dardanët mbështetin pa asnjë ekuivok dhe në formë unanime protestën gjithëkombëtarë të thirrur në Tiranë nga kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së, të premten më 17 tetor, në ora 17:00, për drejtësi dhe lirim sa më të shpejt të krerëve të guerilës sonë të shenjtë. Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore