Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përfaqësuesi i Danimarkës ka kërkuar që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, të tregojnë angazhim më të madh në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se ka ardhur koha për hapa konkretë.
Ne u bëjmë thirrje si Serbisë ashtu edhe Kosovës që të rrisin angazhimin e tyre ndaj Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Siç e ka thënë shumë qartë Përfaqësuesi Special i sapoemëruar për Dialogun, Z. Peter Sørensen: “Është koha për të ecur përpara”, deklaroi përfaqësuesi danez.
Ai ka theksuar se sipas këtyre marrëveshjeve, Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia duhet të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Sipas këtyre marrëveshjeve, Kosova duhet të krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Dhe Serbia duhet të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Normalizimi i marrëdhënieve është në interes të të gjithë popujve të Kosovës dhe Serbisë. Do të ishte në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon”, u shpreh ai.
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...