Shumë vetura që shiten e qarkullojnë në Kosovë nuk e kanë të saktë treguesin e kilometrave të kaluara.
Jo pse kanë ndonjë defekt, por sepse shitësit e tyre, që ta ngritin çmimin, ua kthejnë kilometrat, duke e falsifikuar atë.
Se kanë kërkesa të tilla e pranojnë edhe vetë mekanikët, njofton Klan Kosova.
E ata që bëjnë vërtetimin nëse është manipuluar me kilometrazhë apo jo, thonë se mashtrime të tilla në Kosovë bëhen shumë.
Për ta evituar këtë falsifikim, Ministria e Infrastrukturës ka sjellë një ligj të ri, sipas të cilit gjobiten bizneset që kryejnë një shërbim të tillë dhe personat që e kërkojnë atë.
Megjithatë, këtu nuk përfshihen veturat, që vijnë nga jashtë, dhe një mashtrim i tillë mund të jetë bërë në ndonjë vend tjetër.
Sido që të jetë, lajmit për këto masa ndëshkuese, po thonë se iu gëzuan ata që merren me shitjen e veturave.
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...
Bellingham zbulon arsyen pse e festoi golin në atë mënyrë nd...
Dy persona arrestohen në Pejë për deklarim të rremë gjatë ve...